Ahmetaj: Nga shtatori ulen tarifat për kalimin e pronësisë tek një person tjetër

Publikuar tek: ekonomi, më 16:04 13-07-2016 Ahmetaj: Nga shtatori ulen tarifat për kalimin e pronësisë tek një person tjetër

Nga shtatori i këtij viti, kalimi i pronësisë së  pasurive të paluajtshme, si shtëpi apo biznese, nga një person tek një tjetër do të jetë me tarifa më të ulëta.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka thënë se këtë të mërkurë ka kaluar në Këshillin e Ministrave projekti për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, që i jep mundësi të gjithë individëve, që të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut dhe nëse duan ta kalojnë dikë tjetër këtë të drejtë pronësie, ta bëjnë me tatimin e ri.

Për të gjithë individët, me ligjin e ri, tatimi do të jetë 2% e diferencës ndërmejt vlerës së rivlerësimit dhe vlerës së mëparshme.

Sipas qeverisë, miratimi i këtij projektligji do të ketë efekte të drejtperdrejta në nxitjen e formalizimit me vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme, deri në datën 31 Dhjetor 2016.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007174015045166
array(1) { ["section"]=> string(85) "ahmetaj-nga-shtatori-ulen-tarifat-per-kalimin-e-pronesise-tek-nje-person-tjeter-46469" }