Ahmetaj për VOA: Nga java e parë e prillit do të kemi 40-50 mijë të papunë

Publikuar tek: ekonomi, më 21:56 24-03-2020 Ahmetaj për VOA: Nga java e parë e prillit do të kemi 40-50 mijë të papunë Ministri Arben Ahmetaj

Ekspertët në Shqipëri vlerësojnë se paketa e masave financiare të qeverisë prej 370 mln dollarësh, ose 2.13 % të prodhimit të brendshëm bruto në ndihmë të ekonomisë së prekur nga kriza e koronavirusit ishte e nevojshme, por shtojnë se ajo duhet monitoruar hap pas hapi.

“Jemi vend që nuk kemi hapësirë fiskale çka do të thotë se kriza e koronavirusit, edhetërmetit tës 26 nëntorit na ka gjetur me borxh të lartë dhe me defiçit buxhetor të lartë gjë që krijon pamundësi reale për qeverinë të jetë agresive në stimulimin fiscal dhe të mendohet gjatë”- thotë Irena Beqiraj, ish zv.ministre e financave.

Qeveria ka menduar të ndërhyjë me 20 mln dollarë për shtresat në nevojë dhe 65 mln për pagesa papunësie pas mbylljes së bizneseve, që prekin kryesisht tregëtinë dhe shërbimet, dhe përbëjnë pjesën dërrmuese të ekonomisë. Masat janë parashikuar të shtrihen sipas këtij skenari deri në fund të qershorit.

“Në bazë të numrave të papunësisë ne rakordojmë nëse do të jetë gjysmë page minimale, një pagë minimale, 1.5 paga minimale apo më shumë. Pra më varësi të numrave. Këto janë planifikime të momentit sepse dinamika e virusit ndryshon përditë. Në hapat e parë ne mendojmë që do të ketë një papunësi 40-50 mijë e menjëhershme që do verifikohet në javën e parë të prillit. Dhe nëse kjo shkon 80 mijë ose 90 mijë ne jemi duke folur për një humbje të punësimit në nivele 12 %. Dhe kjo nuk është pak”- thotë Arben Ahmetaj, koordinator i situatës ekonomike shkaktuar nga infeksioni Covid19.

Ekspertët e shohin planin e qeverisë të ngjashëm me shtetet e tjera dhe insistojnë në ruajtjen e aftësisë paguese të qytetarëve.

“Qytetarët duhet të kenë aftësi paguese dhe akses në të mirat bazë, qofshin këto importi apo eksporti, përmbushjen sa më të mirë të nevojave për medikamente dhe pajisje mjeksore dhe mbështetjen e ekonomisë duke mundësuar që subjeket e shëndosha të vazhdojnë punë dhe të kenë likuiditet”- Azmi Stringa, Pedagog i Financës, Universiteti “New York”.

Zyrtarët e qeverisë garantojnë funksionimin e disa sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë. /VOA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kriza e rëndë e likuiditetit që po vjen
»
Article Logic
Execution time: 0.01865291595459
array(1) { ["section"]=> string(80) "ahmetaj-per-voa-nga-java-e-pare-e-prillit-do-te-kemi-40-50-mije-te-papune-199967" }