Ahmetaj premton stadium futbolli për kuksianët, qytetari: Ç’na duhet, populli s’ka bukë me hëngër

Publikuar tek: barometri, më 09:20 12-04-2018 Ahmetaj premton stadium futbolli për kuksianët, qytetari: Ç’na duhet, populli s’ka bukë me hëngër

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka shkuar në qytetin e Kukësit për herë të parë pas protestave që përfunduan me djegien e sporteleve të pagesës në Rrugën e Kombit.

Ahmetaj tha se ka diskutuar me bizneset dhe qytetarët për gjetjen e një tarife lehtësuese për përdoruesit e rregullt të Rrugës së Kombit dhe sqaroi skemën e re të TVSH-së.

Por gjatë prononcimit për media, Ahmetaj premtoi çeljen e aeroportit të Kukësit dhe ndërtimin e një stadiumi të ri në qytet.

"I njoha me investimin për hapjen e aeroportit të Kukësit që në këndvështrimin tim do të jetë një ndryshim shumë i madh ekonomik-social, për stadiumin e ri…", tha ministri i Financave.

Në këtë moment, një qytetar i pranishëm dëgjohet ta ndërpresë duke i thënë “Nuk na duhet stadiumi, jo. Populli s’ka bukë me hëngër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032896995544434
array(1) { ["section"]=> string(101) "ahmetaj-premton-stadium-futbolli-per-kuksianet-qytetari-c-na-duhet-populli-s-ka-buke-me-henger-116587" }