Ahmetaj: Projektligji për turizmin i jep fund “golemizimit” të bregdetit

Publikuar tek: slide-lart, më 19:05 27-07-2015 Ahmetaj: Projektligji për turizmin i jep fund “golemizimit” të bregdetit

Ministri i Turizmit, Arben Ahmetaj ka deklaruar në Kuvend se është normale të debatohet për turizmin sepse për këtë sektor ka kundërshtime të ndryshme, pavarësisht se filozofitë ndryshojnë shumë pak.

Sipas Ahmetaj, ligji është harmonizuar me tre ligje të tjera dhe i jep fund të gjitha shqetësimeve në këtë sektor. Ministri ka thënë se ky ligj do i jap fund “golemizimit” të bregdetit shqiptar, si dhe promovon zonat me përparësi të turizmit.

Ligji është i harmonizuar me tre ligje të tjera si ai për investimet strategjike, zonave ekonomike dhe i konçesioneve. Të gjitha shqetësimet e shprehura këtu nga kolegët e opozitës zgjidhen nga ky ligj. Ligji ka futur një koncept të ri të zonave me përparësi të turizmit. Grupi jonë parlamentar është i qartë se zona me përparësi të zhvillimit të turizmit është veprimi i duhur. Projektligji strukturon golemizimin që i kemi lënë si trashëgimi fëmijëve tanë. Kjo qeveri ka marr përsipër që të mos krijojë më golemizime në vend. Ligji ndalon gjithashtu fshatrat turistike fantazma, nuk mund të ndërtosh vila dhe të shesësh vila. Risi në këtë ligj është kapitulli për investime. Tokat shtetërore do t’i jepen investitorëve me çmimin 1 euro, por kjo do të bëhet me konkurrim. Shumë të drejta ia kalon Këshillit të Ministrave pasi zhvillimi i qendrueshëm kërkon një qasje të integruar dhe jo qasje lokale për që përfundon si Golemi. Ka edhe kapituj të strukturimit të aktorëve në industri. Nuk do të lejohet vendosja e yjeve të hoteli sipas qejfit. Nuk do i certifikoi ministri hotelet, por një kompani ndërkombëtare e cila nuk ka interesa të drejtpërdrejta klienteliste, por ka interesa standardi për ta futur Shqipërinë në hartën e destinacioneve turistike. Ky sektor ka qenë më pak i mbështeturi në 20 vite, ama është hera e parë që mendohet për një paketë turistike e cila përfshin ndër të tjera, uljen e tvsh-së, lehtësi fiskale që kanë të bëjnë me punësimin apo lehtësi fiskale për zonat malore”, ka thënë në Kuvend, ministri Ahmetaj.

Projektligji ligji për turizmin është konsideruar nga opozita si klientelist dhe që nuk shërben për zhvillimin e turizmit në vend.

Lexo edhe: Berisha: Me ligjin për turizmin po ecim drejt Koresë së Veriut, jo BE-së

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073468685150146
array(1) { ["section"]=> string(75) "ahmetaj-projektligji-per-turizmin-i-jep-fund-golemizimit-te-bregdetit-17116" }