Ahmetaj pyet Metën nga foltorja: Ku ishit ju ditën kur PD e LSI dogjën mandatet?

Publikuar tek: politike, më 11:38 13-06-2019 Ahmetaj pyet Metën nga foltorja: Ku ishit ju ditën kur PD e LSI dogjën mandatet? Arben Ahmetaj, deputet i PS

Vazhdon debati nga foltorja e Kuvendit lidhur me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nga ana e Presidentit Meta.

 

Ish-ministri Arben Ahmetaj pyeti Metën nëse ai e ushtroi të drejtën e tij Kushtetuese kur PD e LSi vendosën të djegin mandatet, ndërsa pohoi i sigurtë se më 30 qershor, do të shkohet drejt kutive të votimit.

“Një nen të Kushtetutës, ta gjejë kushdo, nga presidenti te konstutucionalisti i fundit, ku presidenti ka të drejtë tu mohojë qytetarëve të drejtën për të votuar, një nen.

Presidenti duke tentuar të dalë mbi palët, u bë palë  në dëm të demokracisë. Shfuqëzimi është mohim i të drejtës për të votuar. Presidenti iu referua kërcënimit të një partie për dhunë në ditën e zgjedhjeve. Imagjinoni që Presidenti u ka mohuar të drejtën qytetarëve për të votuar se një palë ka kërcënuar me dhunë ditën e zgjedhjeve se nuk është gati se nuk do Edi Ramën, PS-në e mazhorancën. E ka ndaluar kush zoti President ndonjë palë të hyjë në zgjedhje? Kjo nuk është të qetësosh situatën, kjo është t’i hedhësh benzinë zjarrit. Jeni bërë palë me një palë që ka braktisur institucionet. Zoti President cfarë do ndodhte nëse në 2021-shin ne do thonim nuk hymë në zgjedhje me Lulin e Saliun. KQZ ka marrë vendimin e duhur, ne në 30 do ecim drejt kutive të votimit. Është kohë për refletkim, patjetër për të gjithë palët në këtë krizë që filloi artificialisht.Një pyetje kam zoti president: Ditën që PD e LSI dogjën mandatet, a ushtruat ju të drejtën Kushtetuese për t’i ndaluar tani që Shqipëria priste celjen e negociatave, dhe kjo prishte imazhin e Shqipërisë? Mos kjo ishte e qëllimshme? Gara është garë. Ne në 30 qershor do shkojmë të votojmë”, tha Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023838043212891
array(1) { ["section"]=> string(85) "ahmetaj-pyet-meten-nga-foltorja-ku-ishit-ju-diten-kur-pd-e-lsi-dogjen-mandatet-168055" }