Ahmetaj: Rruga e Arbrit pa pagesë, financim nga buxheti i shtetit

Publikuar tek: ekonomi, më 16:27 14-04-2017 Ahmetaj: Rruga e Arbrit pa pagesë, financim nga buxheti i shtetit

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj zbuloi se kalimi në Rrugën e Arbrit do të jetë pa pagesë, pasi Qeveria ka vendosur ta financojë kompaninë private përmes buxhetit.

Ndërtimi i kësaj rruge pritet të nis brenda pak muajsh. Por qeveria thotë se ka oferta të ngjashme edhe për disa akse të tjera të rëndësishme rrugore.

“Ka oferta për rrugë në Veri të vendit, ka oferta në konsiderim për rrugë në jug të vendit, që përfshijnë aksin Delvinë-Kardhiq, Orikum-Himarë, ndërkohë që ka edhe një procedurë të avancuar nga Bashkia e Tiranës, në dijeninë time në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për 20 shkolla të reja në Tiranë”, deklaroi Ahmetaj.

 Në mbledhjen e fundit Qeveria miratoi një bonus prej 10 përqind për kompaninë “Gjoka Konstruksion”, e cila ka ofruar ta ndërtojë rrugën për 33.6 miliardë lekë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031134843826294
array(1) { ["section"]=> string(69) "ahmetaj-rruga-e-arbrit-pa-pagese-financim-nga-buxheti-i-shtetit-75192" }