Ahmetaj thotë se procesi i Rindërtimit në Shqipëri është unikal në botë: Italia u dha kredi qytetarëve, ne kemi dhënë lekë 'cash'

Publikuar tek: politike, më 20:40 24-09-2020 Ahmetaj thotë se procesi i Rindërtimit në Shqipëri është unikal në botë: Italia u dha kredi qytetarëve, ne kemi dhënë lekë 'cash' Arben Ahmetaj

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, tha sot në mbrëmje se procesi i rindërtimit në Shqipëri është unikal në botë, si asnjë vend tjetër.

Në një intervistë me gazetarin Sokol Balla, ministri Ahmetaj bëri një krahasim me Italinë dhe tha se atje shteti dha kredi dhe ua kërkoi lekët qytetarëve, ndërsa shteti ynë dha lekë 'cash' dhe po ndërton shtëpi.

"Mënyra se si ne e kemi përqasur procesin e rindërtimit është unik në botë. Dikush mund të shohi se si i ka trajtuar Italia tërmetet, i ka dhënë kredi qytetarëve, kredi të buta. I ka thënë do ma kthesh mbrapsh ti mua. Te ne jo. Kemi dhënë grande. Është unike. Është sociale. Është politike, por mos stigmatizoni qeverinë. Mos harroni diçka. A t'u gjet qeveria në 26 nënëtor? A po të gjendet sot qeveria pas tërmetit? Ne dhamë lekë 'cash'. Asnjë s'e kupton se çfarë kemi hequr për të bashkërenduar procedurat", tha Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010595083236694
array(1) { ["section"]=> string(132) "ahmetaj-thote-se-procesi-i-rindertimit-ne-shqiperi-eshte-unikal-ne-bote-italia-u-dha-kredi-qytetareve-ne-kemi-dhene-leke-cash-221560" }