Ahmetaj tregon sa mund të shkojë shifra totale e dëmeve të tërmetit: I kalon 700 milionë euro

Publikuar tek: politike, më 23:01 10-12-2019 Ahmetaj tregon sa mund të shkojë shifra totale e dëmeve të tërmetit: I kalon 700 milionë euro Ish-ministri Arben Ahmetaj

Ish-ministri Arben Ahmetaj, ka treguar mbrëmjen e sotme se sa mund të shkojë përafërisht shifra e dëmeve që shkaktoi tërmeti i datës 26 nëntor.

I ftuar në emisionin Opinion, Ahmetaj ka thënë se shifra e dëmeve mund të shkojë nga 700 milionë deri në 1 miliardë euro, por kjo sipas tij është shifër jozyrtare.

“Ka donatorë që vijnë nga e-albania. Janë gati 6 mijë donatorë, janë shumë të vogla që vijnë nga njerëz që i kanë hequr nga vetja e tyre, jo nga tepria. Ka qytetare dhe biznese që kanë sjellë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, direkt në llogarinë e thesarit. Këto janë të destinuara vetëm për tërmetin. Nuk ka derdhje nga qeveritë e huaja, të konfirmuara kam një listë të gjatë por e kryeson KE me 15 milionë euro. Është e sigurt që do shkojë në 100 milionë euro. Unë numëroj vetëm ato që janë angazhime zyrtare, qeveria e Turqisë do kontribuojë me 500 apartamente që do ndërtohen nga veta ata në tokë që do ofrohet nga shteti shqiptar kryesisht në zonën e Laçit”, ka thënë Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024581909179688
array(1) { ["section"]=> string(99) "ahmetaj-tregon-sa-mund-te-shkoje-shifra-totale-e-demeve-te-termetit-i-kalon-700-milione-euro-189027" }