Ahmetaj troç Bashës: Lul pse lexon emrat e qytetarëve e nuk lexon emrat e atyre që vratë në Gërdec

Publikuar tek: barometri, më 09:34 16-03-2018 Ahmetaj troç Bashës: Lul pse lexon emrat e qytetarëve e nuk lexon emrat e atyre që vratë në Gërdec

“Në CV e tij ka gërrhitje, ka 21 janarin, kryetari i opozitës, ka 300 mln të Rrugës së Kombit, e së fundmi një aferrë të pastrimit të parave ruse në kurriz. Vazhdon me logjikën 7 herë 7 bëjnë 42”.

Kështu u shpreh nga foltorja e Kuvendit ministri i Financave e Ekonomisë Arben Ahmetaj drejtuar kreut të PD Lulzim Basha i cili lexoi një nga një emrat e të përjashtuarve nga skema ekonomike.

“A e dini që sot është dita e Gërdecit? Pse lexon emra qytetarësh dhe nuk lexon emrat e atyre që vratë në Gërdec, emrat e atyre fëmijëve që mbetën jetimë? Kujt ia shet këto, kujt”, tha Ahmetaj duke kujtuar kështu 10-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit me 36 viktima.

“Vini lexoni emra e nuk lexoni emrat e gjithë atyre personave me aftësi ndryshe që nuk i dhatë 44 mln dollarë bukën e gojës, i latë pa bukë e madje i taksuat edhe sëmundjen e mbani mend. Po këtë tjetrën?

Janë 118 mln dollarë për shtresat e varfëra, 6.8 miliard lekë kompensim, i numëroni ju këto? Jo se ju doni ta përdorni ndihmën ekonomike si instrument politik. Ju ëndërroni që vendi është në gërmadhë e ju të vini ta shpëtoni sic e shpëtuat me Gërdecin me 21 janarin e me krizënm ekonomike”, përforcoi Ahmetaj duke rikujtuar gafën e Bashës i cili tha se shtatë herë shtatë bëjnë 42.

“I drejtohem asaj pjese që kupton shifrat... se 7 herë 7=42 nuk e marr seriozisht... Mbi 3500 kompani të reja të hapura. Tha 7 herë 7 dyzet e dyshi, kanë ik shqiptarët prandaj është ul papunësia Mësoje mo shef Mondi ( e ka me Edmond Spahon) që llogaria është mbi rezidentët, është rritur pjesëmarrja në punë, kush është dobët hajde të peshohemi, në fund të të tjerave vjen e thotë vendi në krizë ekonomike. Kaq qejf e keni t’i bëni shqiptarët të vuajtur, si ka mundësi nuk vini me asnjë propozim as për taksa as për politka ekonomike e sociale por vetëm droga krimi se mendoni se historia e vjetër e Saliut do funksionojë. Shqiptarët tashmë e dinë. Patjetër që të varfër në Shqipëri se ka dhe në Amerikë por nuk është aq i varfër sa në vitin 2013”, u shpreh ministri Ahmetaj nga Kuvendi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03568696975708
array(1) { ["section"]=> string(104) "ahmetaj-troc-bashes-lul-pse-lexon-emrat-e-qytetareve-e-nuk-lexon-emrat-e-atyre-qe-vrate-ne-gerdec-113430" }