Ahmetajt s’ia kishte marrë mendja, shkon me qejf te Hipoteka në Korçë, punonjësit i ankohen për kondicionerët

Publikuar tek: barometri, më 06:57 11-03-2018 Ahmetajt s’ia kishte marrë mendja, shkon me qejf te Hipoteka në Korçë, punonjësit i ankohen për kondicionerët

Ministri Arben Ahmetaj ishte përgatitur të përgjigjej para punonjësve të Hipotekës në Korçë për gjithçka, veçse jo për kondicionerët.

Me qejf, ministri i Financave dhe Ekonomisë ka vizituar zyrat e Hipotekës në qytetin juglindor ku çdo ditë trajtohen deri në 100 raste. Ndërsa i ka pyetur për problemet që i shqetësojnë, punonjësit i kanë treguar Ahmetajt se halli i madh që kanë është i ftohti në sallën e pangrohur.

“Kemi ftohtë në gjithë këtë sallë. Kondicionerët nuk punojnë”, i janë ankuar me të drejtë punonjësit Ahmetajt i cili nuk është ndeshur ndonjëherë me të ftohtin e Korçës dhe  sot rastisi “me fat” pasi moti është me diell.

Ahmetaj i ka premtuar zgjidhje për këtë problem punonjësve ndërsa ka dalë jashtë për të dhënë një intervistë direke për gazetët lokale.

Por një qytetar ka bërtitur duke i ndërprerë në mes gjithçka. Ministri i ka ngritur dorën si për t’i kërkuar leje dhe më pas ka vijuar me intervistën ku ka pohuar se ditën e sotme do ia dedikojë inspektimit të sporteleve të shërbimeve me qytetarët.

“Është një reformë e tërë e deregullimit që prek cdo qytetar, cdo sipërmarrje. Ato shërbime që ne kemi vlerësuar kanë filluar të japin rezultat të prekshëm në terren”, tha Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025329113006592
array(1) { ["section"]=> string(114) "ahmetajt-s-ia-kishte-marre-mendja-shkon-me-qejf-te-hipoteka-ne-korce-punonjesit-i-ankohen-per-kondicioneret-112870" }