“Ai është hero”, deputeti nxit reagime pas vlerësimit për vrasësin e ambasadorit rus

Publikuar tek: bota, më 20:56 20-12-2016 “Ai është hero”, deputeti nxit reagime pas vlerësimit për vrasësin e ambasadorit rus

Deputeti ukrainas, Parasiuk Volodymyr ka ngjallur reagime të forta pasi e ka konsideruar hero vrasësin e ambasadorit rus në Turqi.

Duke e konsideruar ekstrem veprimin e Mevlut Altintas me qëllim “mbrojtjen e të së vërtetës”, për Volodymyr ai mund të konsiderohet pa asnjë hezitim hero. Si për ta përforcuar qëndrimin e tij, deputeti i kishte bashkangjitur fotos së Altintas atë të Mykola Lemyk, aktivist politik ukrainas i cili në vitin 1933 vrau një diplomat sovjetik.

Mediat ruse e kanë dënuar deklaratën e fqinjit të tyre, ndërsa kanë kritikuar edhe qëndrimin e mbajtur nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin.

“Rusia është përgjegjëse për qindra veprime dhunuese të të drejtave të njeriut dhe vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm në Siri dhe Ukrainë. Gjithsesi, ky nuk është justifikim për vrasjen e një ambasadori të një shteti sovran në një shtet tjetër. Ligji ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut duhet të respektohen”, u shpreh ministri ukrainas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028194904327393
array(1) { ["section"]=> string(87) "ai-eshte-hero-deputeti-nxit-reagime-pas-vleresimit-per-vrasesin-e-ambasadorit-rus-63257" }