‘Air Albania’ nis misionin për kthimin e qytetarëve shqiptarë, Balluku: Do riatdhesohen ata, që nuk kanë mundësi qëndrimi

Publikuar tek: politike, më 13:54 29-03-2020 ‘Air Albania’ nis misionin për kthimin e qytetarëve shqiptarë, Balluku: Do riatdhesohen ata, që nuk kanë mundësi qëndrimi Belinda Balluku

Kompania “Air Albania”, ka nisur misionin për kthimin në atdhe të qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të bllokuar në qytete të ndryshme europiane, për shkak të mbylljes së kufijve si rezultat i përhapjes së virusit COVID-19.

Avioni i parë, Lasgushi, në bordin e të cilit ndodheshin një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh shqiptarë, të cilët do të japin kontributin e tyre në përballimin e situatës në Itali, udhëtoi drejt Romës për t’u kthyer prej andej me  qytetarët shqiptarë, të cilët do të riatdhesohen.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sqaroi se qytetarët, të cilët do të kthehen në Shqipëri do të jenë ata që janë përzgjedhur mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga Ministria për Europën dhe Politikën e jashtme.

“Nisim fluturimet për misionin e shpëtimit të të gjithë shqiptarëve të cilët ndodhen në Europë dhe kanë nevojë të kthehen në shtëpitë e tyre. Duhet të kemi parasysh disa nga kriteret që ministria e Jashtme ka vendosur. Ata që mund të kthehen janë studentët, ato grupe në nevojë të cilët nuk kanë një strehë sot në qytetet europiane ku ndodhen, ose qytetarët të cilët jetojnë në Republikën e Shqipërisë. Për të gjithë qytetarët e tjerë, nënshtetasit shqiptarë, por që jetojnë, punojnë në vendet e tjera europiane duhet të vazhdojnë të qëndrojnë atje”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se misionet për kthimin e shtetasve shqiptarë do të vijojë për disa ditë teksa theksoi se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e të gjithë stafit të “Air Albania” që do të angazhohen në këtë mision.

“Djemtë dhe vajzat e “Air Albania”, të pajisur dhe të veshur ashtu siç duhet pasi do jetë një mision i rrezikshëm, do të kryejë këtë fluturim për disa ditë me radhë, në të gjitha qytetet ku janë deklaruar se kemi qytetar shqiptarë në nevojë që duhet të kthehen në familjet e tyre. Djemtë dhe vajzat e “Air Albania”, pilotët, janë të angazhuar për ta kryer këtë mision sa më shpejtë dhe sa më mirë”, deklaroi ministrja Belinda Balluku.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093190670013428
array(1) { ["section"]=> string(123) "air-albania-nis-misionin-per-kthimin-e-qytetareve-shqiptare-balluku-do-riatdhesohen-ata-qe-nuk-kane-mundesi-qendrimi-200531" }