“Ajo është vrasëse”, paralajmërimi i drejtorit për SKANDAL i prish takimin Diana Çulit (PËRPLASJA- ÇFARË NDODHI MBRËMË)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:30 04-03-2017 “Ajo është vrasëse”, paralajmërimi i drejtorit për SKANDAL i prish takimin Diana Çulit (PËRPLASJA- ÇFARË NDODHI MBRËMË)

Paralajmërimi për skandal ka bërë që një takim letrar me shkrimtaren e njohur Diana Çuli të anulohet. E gjitha ka ndodhur mbrëmë ndërsa një ditë më parë, drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit anatemoi shkrimtaren duke e cilësuar si “vrasëse”.

“Ejani të lexojmë poezitë e poetëve të vrarë Genc Leka e Vilson Blloshmi para Diana Çulit, në të njëjtin vend me vrasësen e tyre”, shkruante një ditë më parë Tufa, ndërsa pas takimit ka reaguar sërish duke falenderuar të gjithë ata që sipas tij “zbythën vrasësen”.

“Falenderim dhe mirënjohje për të gjithë poetët e lexuesit që na mbështetën me praninë e tyre sonte ne "You, me & Bukowski" për mbrëmjen poetike kushtuar poetëve martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Prania juaj bëri të zbythej vrasësja e tyre, sh-krim-tarja Diana Çuli, siç edhe parashikohej. U kënaqëm shumë dhe u dhamë një mësim etik në distancë të gjithë atyre që keqpërdorin projektet me fondet publike, që u janë dhënë ndershmërisht për të promovuar shkrimtarët shqiptarë, e jo vrasësit që nuk kanë kerkuar falje. Replika, e them sinqerisht, nuk kishte lidhje fare fare me MK, që thjesht ofron mundesi, por per udheheqeset e projektit, qe me një mendjelehtësi shokuese mendojnë se mund të kurorëzojnë Trëndafilat me zhaba ose Zhabat me Trëndafila.

Respekt për 30 të pranishmit! Në Kënetën tonë, ne së bashku do të dimë t'i mbajmë, së paku, ca rrjedha uji të pastër.... Sa për modele morale në ndotjen e përgjithshme. Ky i sotmi ishte një aksion ekologjik në letërsi”, shkruan Tufa.

Më herët, drejtori Agron Tufa publikoi edhe disa vendime ku figuron firma e Diana Çulit.

tuf.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndodh në Tiranë, “Facebook” shpëton nga burgu 2 persona, ishin arrestuar prej 7 muajsh (HISTORIA)
Ky është mëngjesi i veçantë i aktorit shqiptar, shihni çfarë po ha (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010807991027832
array(1) { ["section"]=> string(119) "ajo-eshte-vrasese-paralajmerimi-i-drejtorit-per-skandal-i-prish-takimin-diana-culit-perplasja-cfare-ndodhi-mbreme-70734" }