'Ajo nuk ka asnjë defekt'/ Dorëzohet Zerka: Pranon lidhjen 5 vjeçare me Ronelën dhe zbulon arsyen pse donin ta mbanin të fshehtë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:01 15-12-2019 'Ajo nuk ka asnjë defekt'/ Dorëzohet Zerka: Pranon lidhjen 5 vjeçare me Ronelën dhe zbulon arsyen pse donin ta mbanin të fshehtë Ronela Hajati-Young Zerka

Pas shumë aludimeve në mediat rozë, Young Zerka ka pranuar lidhjen me këngëtaren Ronela Hajati, që për hir të së vërtetës i numëron plot 5 vite.

I ftuar në 'Klanifornia', mbrëmjen e djeshme, Marina e futi 'grackë' dhe mori atë që publiku po e priste prej kohësh.

'Sa kohë keni bashkë?', e pyeti ajo.

'Që njihemi?', tha Zerka.

'Që jeni të lidhur mo', insistoi Marina.

'5 vite, 5 vite e gjysëm', u dorëzua Zerka.

Por, moderatorja Vjollca nuk e la me aq. Ajo i kërkoi këngëtarit, arsyen pse ata e mohonin gjithmonë romancën e tyre.

'Arsyeja pse ne e mbajmë të fshehtë lidhjen, është se nuk duan të njihemi si Zerka dhe Ronela, por duam të njihemi si Ronela që bën këtë lloj muzike dhe Zerka që bën këtë lloj muzike ', tha ai.

Ai shtoi se Ronela nuk ka asnje defekt dhe për më tepër nuk është as xheloze.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075571537017822
array(1) { ["section"]=> string(131) "ajo-nuk-ka-asnje-defekt-dorezohet-zerka-pranon-lidhjen-5-vjecare-me-ronelen-dhe-zbulon-arsyen-pse-donin-ta-mbanin-te-fshehte-189448" }