Një studim i ri shkencor thotë se ajri i ndotur shkakton plakjen e parakohëshme të fytyrave të banorëve duke përshpejtuar rrudhat dhe njollat e moshës.
Efektet e gazrave toksike në lëkurë janë vënë re në qytete të mëdha perëndimore si Londra dhe Nju Jorku por më e dukshme është në qytetet e tejndotura aziatike. Ndotja gjithashtu lidhet me përkeqësimin e sëmundjeve të lëkurës si ekzema.
Ky zbulim shkencor ka nxitur tashmë kompanitë më të mëdha kozmetike në botë për të gjetur zgjidhje, duke përfshirë edhe produkte mjekësore që bllokojnë dëmin biologjik në lëkurë.
Ajri i ndotur tashmë dihet se shkakton milion vdekje të parakohëshme nga sëmundjet e mushkërrive apo të zemrës si dhe është i lidhur me sëmundjen e diabetit apo shëndetit mendor, por ndikimi më i dukshëm është dëmi i shkaktuar në lëkurë dhe shkencëtarët tani po nisin ta kuptojnë.