Akademia e Shkencave ripropozon çmimin NOBEL për Kadarenë në ditën e lindjes, Gjinushi letër akademisë suedeze

Publikuar tek: kulture-art, më 10:24 28-01-2020 Akademia e Shkencave ripropozon çmimin NOBEL për Kadarenë në ditën e lindjes, Gjinushi letër akademisë suedeze Ismail Kadare

Akademia e Shkencave ripropozon çmimin Nobel për shkrimtarin Ismail Kadare në ditën e tij të lindjes.

Është pikërisht kreu i ASH, Skënder Gjinushi ai i cili i ka dërguar një letër akademisë suedeze duke i kërkuar t’i japë Nobelin shkrimtarit të madh i cili sot mbush 84 vjeç.

"Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i ka ripropozuar Akademisë Mbretërore të Shkencave të Suedisë kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare per çmimin Nobel në letërsi, duke vlerësuar jo vetëm nderimin përparues të tij në shkallë ndërkombëtrare, por edhe rolin e pazëvendësueshëm në letrat shqiptare. Gjuha jonë, gjuha e krijimtarisë letrare në shqip, arriti shkallën më të lartë të fuqisë së saj shprehëse me vrepën e Kadareës. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në mënyrë këmbëngulëse dhe me bindje të plotë për vendimin e saj, është prej shumë vitesh, tashmë prej dekadash, propozuese e ripropozuese e kandidaturës së tij për këtë çmim, duke e vlerësuar si një çështje merite, nderi dhe drejtësie", thuhet në letrën e kreut të ASH, Gjinushi. 

LETRA E PLOTË

1.jpg

2_copy.jpg

3_copy.jpg

Ditën e sotme edhe Presidenti Ilir Meta ka uruar gjeniun e letrave dhe mendimit shqiptar të cilin e quan simbol të vokacionit tonë perëndimor dhe kolos me përmasa botërore.

Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. 

I vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, disa herë kandidat i çmimit ‘Nobel’ në letërsi, Kadare u nderua dhe me dekoratën më të lartë franceze ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070950984954834
array(1) { ["section"]=> string(116) "akademia-e-shkencave-ripropozon-cmimin-nobel-per-kadarene-ne-diten-e-lindjes-gjinushi-leter-akademise-suedeze-193369" }