Akademiku tregon historinë e padëgjuar më parë për lidhjet e Lulzim Bashës me Henri Çilin: Presioni që më bënte pronari i universitetit

Publikuar tek: politike, më 10:36 06-03-2017 Akademiku tregon historinë e padëgjuar më parë për lidhjet e Lulzim Bashës me Henri Çilin: Presioni që më bënte pronari i universitetit

Akademiku Artan Fuga prej disa ditësh ndodhet në një klimë tensioni dhe përplasjesh me gazetën ‘Mapo’ që botohet nga Henri Çili.

Fuga ka treguar sot një histori të tijën me Çilin, kur jepte mësim në Universitetin Europian të Tiranës. Sipas akademikut, në vitin 2011, Henri Çili ka vendosur të gjitha burimet e UET në dispozicion të kandidimit dhe fushatës elektorale të Lulzim Bashës për postin e kryetarit të bashkisë të Tiranës.

Artan Fuga thekson se Çili i vendosi Bashës në dispozicion salla, karrike, studentë dhe madje pedagogë, si dhe krijoi nismën “Inisiativa për Tiranën”, ku intelektualë të ndryshëm do të mbështesnin kandidaturën e PD-së.

Fuga shprehet se Henri Çili i ka bërë presion të fuqishëm për t’iu bashkuar fushatës, por ai vendosi të thoshte jo.

Kjo histori e treguar nga Artan Fuga vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Bashës me Çilin janë në nivelin më të ulët. Kreu i PD-së akuzoi publikisht pronarin e UET se ishte bërë palë e pushtetit të Edi Ramës dhe e paralajmëroi për penalizime ndaj universitetit sapo të vijë në pushtet.

Pjesë nga reagimi i Artan Fugës:

Më kujtohet viti 2011.

Në Universitetin Europian të Tiranës vendosej gjithçka në dispozicion të kandidimit dhe të fushatës elektorale të Lulzim Bashës për postin e kryetarit të bashkisë të Tiranës. Përballë tij ishte Edi Rama që në atë kohë ishte tashmë kryetar bashkie dhe përpiqej ta mbante atë post.

Ë mo ju kujtohet apo jo?

Po, mo po; Lulzim Basha i sotëm dhe Edi Rama i sotëm.

Universiteti Europian i Tiranës, që sot ka këtë mapon e papolitizuar, atëhere vinte në dispozicion të fushatës të zotit Lulzim Basha salla, karrike, studentë, madje edhe pedagogë. Henri atëhere mobilizonte prapa një nisme gjoja "Inisiativa për Tiranën" intelektualë që t'a mbështesnin zotin Basha.

Ju kujtohet? Shkruante shtypi pranë zotit Rama atëhere.

Në takimet që bëheshin lihej edhe një karrige për zotin Rama, krejt në mënyrë provokative, sipasj mje, ku ai duhej të vinte të dëgjonte intelektualët e "Inisiativës për Tiranën", mbështetës de facto të zotit Basha, të moderuar nga stafi i tij, që sigurisht dhe në mënyrë të natyrshme bënte fushatën e vet elektorale, partiake, personale, si kudo, që ta vendosnin pra këtë kandidatin tjetër, Edi Ramën, për shpatulla për muri.

Nga organizuesi i këtyre takimeve në Universitetin Europian të Tiranës kisha goxha presion të fortë që edhe unë të bëja pjesë si në Iniciativën për Tiranën, gjoja intelektuale dhe e pavarur, ashtu edhe të flisja në takimet elektorale të asaj kohe.

Përndryshe më thoshte ai atëhere do të isha indiferent, neutral, nuk do të luaja rolin tim si intelektual që duhet të angazhohet në politikë, etj.

Nuk pranova dhe iu thashë hapur, sinqerisht, fort : Jo!

Ka plot dëshmitarë për këtë.

Jo se kisha gjë kundër Lulzim Bashës. Ai për mua gjithmonë ka qenë dhe mbetet një politikan, intelektual, dhe njeri që sipas meje i ka të rrallë shokët në Shqipëri, në të gjitha anët e politikës shqiptare, por kisha arsye të tjera për të refuzuar.

E para, nuk isha dakord që universiteti europian i Tiranës si institucion dhe agjenci e depolitizuar të angazhohej qoftë edhe nën zë ose me salla a të tjera në një fushatë politike, elektorale.

E dyta, sepse grupimi "Inciativa për Tiranën, megjithëse atje bënin pjesë intelektualë të nderuar, nuk ishte në thelb si iniciativë qytetare, por si mbështetje elektorale e zotit Basha. Moderohej nga stafi i këtij të fundit. Ky fakt mjafton ta vërtetoj.

E treta, ndonëse nuk kam pasur kurrë kontakte me Edi Ramën sakohë që ai ishte dhe është në politikë, nuk më dukej korrekte t'i ngrihej atij apo kujtdo tjetër një rreng atëhere duke e ftuar të merrte pjesë a të ndodhej në mjedise para "gjykatësve" që në prapavijë e në të vërtetë asokohe ishin mbështetës dhe pranonin të moderoheshin nga stafi elektoral i zotit Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0260169506073
array(1) { ["section"]=> string(140) "akademiku-tregon-historine-e-padegjuar-me-pare-per-lidhjet-e-lulzim-bashes-me-henri-cilin-presioni-qe-me-bente-pronari-i-universitetit-70908" }