Akakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, gjykatës Speciale sot i skadon afati i shqyrtimit

Publikuar tek: rajon, më 08:15 24-10-2020 Akakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, gjykatës Speciale sot i skadon afati i shqyrtimit

Prokuroria e Specializuar në Hagë paraqiti më 24 prill një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK, Kadri Veseli si dhe disa personave “të tjerë” emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë.

E kjo aktakuzë e pakonfirmuar, nuk u bë publike me rastin e dorëzimit të saj për shqyrtim pranë Dhomave të Specializuara, por 1 muaj më vonë, më 24 qershor, saktësisht 3 ditë përpara se të mbahej takimi Kosovë – Serbi në Uashington ku i pranishëm do të ishte edhe presidenti Thaçi, shkruan lajmi.net.

Sot, janë bërë saktësisht 6 muaj prej ditës kur propozim-aktakuza është dorëzuar në Dhomat e Specializuara dhe kjo ditë përbën afatin ligjor prej kur një propozim-aktakuzë duhet të konfirmohet ose të hidhet poshtë.

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende publikun nëse aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është konfirmuar apo hedhur poshtë, ndërkohë që afati prej gjashtë muajsh për ta bërë këtë, përfundon sot.

Megjithatë, sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave të këtyre Dhomave, një gjyqtar, në rrethana të jashtëzakonshme – nëse një prokuror i specializuar paraqet arsye të vlefshme përpara se të konfirmohet aktakuza – mund të lëshojë urdhër të përkohshëm për moszbulimin e aktakuzës para publikut, “për të parandaluar arratisjen e të akuzuarit, ose për të parandaluar ndonjë ndërhyrje tjetër në procedurë, ose trazirat shoqërore”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Guvernatori vendosi mbylljen e rajonit të Campanias, napoletanët vërshojnë në rrugë, KAOS TOTAL dhe PËRLESHJE ME POLICINË (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.0098168849945068
array(1) { ["section"]=> string(102) "akakuzat-ndaj-hashim-thacit-dhe-kadri-veselit-gjykates-speciale-sot-i-skadon-afati-i-shqyrtimit-224952" }