Aleanca Kunder Importit te Plehrave, (AKIP) ka dorëzuar sot në Prokurori, në Ministrinë e Financave dhe të Mjedisit kërkesën për informacion dhe nisjen e hetimeve për çështjen plehrave dhe 1.300 konteniereve të cilat dyshohet se kanë ardhur në vendin tonë.
Mësohet se AKIP nëpërmjetë kërkesës, kërkon informacion për mbetjet që kanë ardhur në Shqipëri.
A ka patur transit kontenieresh nga 2014-2016?
Cilat pika doganore janë përdorur për kalimin e tyre?
A ka info për kontenieret e mbetura në vendin tonë?
Çështja e plehrave sipas tyre është çështje me ndjeshmëri për qytetarët shqiptarë.