Aksident i rëndë te mbikalimi i Rinasit, Toyotës i këputen gomat dhe kthehet në mes të autostradës, përplasen dhe 3 makina të tjera (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:46 26-10-2020 Aksident i rëndë te mbikalimi i Rinasit, Toyotës i këputen gomat dhe kthehet në mes të autostradës, përplasen dhe 3 makina të tjera (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, me drejtim qytetin bregdetar.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, aksidenti ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Rinasit, para koncesionarit të Mercedes Benz, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po menaxhon trafikun, për të lejuara kalimin e mjeteve të tjera që duan të ikin në Durrës apo dhe në Rinas.

Aq i fortë ka qenë aksidenti saqë mjeti tip Toyota Yaris është kthyer në mes të autostradës, ndërsa një nga gomat i është këputur. Para saj, po në korsinë e shpejtësisë është një tjetër mjet i përfshirë në përplasje, i cili është shtypur komplet në pjesën e pasme.

Ndërkohë, në krahun e djathtë, janë aksidentuar dhe dy makina të tjera, një furgon dhe një fuoristradë tip Hyundai. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga Policia.

122653535_355729155762433_5212671484077999891_n.jpg
122684884_351503312731239_5815765676749458687_n.jpg
122679017_1010117646169680_5773697652660894912_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunoi babain dhe e kanosi me thikë, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan
Dita e 12-të e grevës së naftëtareve, qytetarët mblidhen në protestë: Nuk do ndalet greva, duam zgjidhje nga Rama »
Article Logic
Execution time: 0.01124906539917
array(1) { ["section"]=> string(141) "akisdent-i-rende-te-mbikalimi-i-rinasit-toyotes-i-keputen-gomat-dhe-kthehet-ne-mes-te-autostrades-perplasen-dhe-3-makina-te-tjera-foto-225165" }