AKKP kallëzon 32 persona për falsifikim dokumentash

Publikuar tek: aktualitet, më 17:05 18-02-2015 AKKP kallëzon 32 persona për falsifikim dokumentash Drejtoresha e AKKP, Sonila Qato

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e rrethit Vlorë, 32 persona me akuzën e "falsifikimit të dokumentave" në bashkëpunim dhe "të pastrimit të produkteve të veprës penale".

Në bazë të hetimeve të kryera nga AKKP rezulton se, shtetasit e kallëzuar kanë tjetërsuar pronën shtetërore duke përdorur dokumentacion të fallsifikuar.

“AKKP ka ngritur një grup pune, i cili ka vepruar në bazë të rekomandimeve të Task Forcës; për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrën e tjetërsimit të pronave tëpaluajtshme shtetërore. Ky grup pune,i ngritur për të kontrolluar zonën e bregdetit shqiptar ka marrë në shqyrtim deri tani një numër të konsiderueshëm të rasteve të përcjella nga Task Forca. AKKP ka vlerësuar se 32 personat e kallëzuar kanë shfrytëzuar përmes paraqitjes së dokumentave të fallsifikuara edhe sjelljet jo ligjore tëinstitucioneve shtetërore, duke përfituar mbi pronën shtetërore dhe dukei i sjellë një dëm tëkonsiderueshëm shtetit shqiptar”, thuhet në deklaratën e AKKP-së.

Ky institucion thekson se do të vijojë të vlerësojë të gjitha rekomandimet e ardhura nga Task Forca, duke çuar përpara drejtësisë të gjithë personat dhe subjektet që me anë mashtrimesh dhe fallsifikimesh kanë dëmtuar pronën shtetërore duke e tjetërsuar atë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OSHEE publikon hartën me numrat e kontakteve për çdo rajon, në dispozicion të abonentëve 24 orë
IKMT batërdi në Vlorë, prish 517 objekte pa leje dhe 81 objekte për projektin e rrugës »
Article Logic
Execution time: 0.015048027038574
array(1) { ["section"]=> string(56) "akkp-kallezon-32-persona-per-falsifikim-dokumentash-3751" }