Aksident fatal me 4 viktima në Çeki, vdes edhe një shqiptar

Publikuar tek: bota, më 11:27 13-11-2019 Aksident fatal me 4 viktima në Çeki, vdes edhe një shqiptar Foto ilustruese

Një aksident fatal në Çeki i ka marrë jetën 4 personave, mes të cilëve ishte edhe një shqiptar.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në pjesën kufitare me Austrinë, në afërsi të lokalitetit Pavlice.

Si pasojë kanë mbetur viktimë dy austriakë të moshave 51 dhe 38 vjeç, një 26-vjeçare çeke dhe shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë ka konfirmuar lajmin, ndërsa bëri me dije se njëri prej automjeteve i tipit Audi A6, i përfshirë në aksident drejtohej nga shqiptari.

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe tre persona, dy grad he një fëmijë, njëra prej të cilave me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023185014724731
array(1) { ["section"]=> string(65) "aksident-fatal-me-4-viktima-ne-ceki-vdes-edhe-nje-shqiptar-185723" }