Një aksident fatal me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur para pak minutash nëSukth të Durrësit.
Viktimat janë shtetasit me iniciale R.L. dhe E.F., përkatësisht 30 dhe 31 vjeç. Shtetasi E.F. mësohet se po ecte me shpejtësi me mjetin e tij tip “Pegout” që më pas ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar më shumë mbi shkaqet e aksidentit ndërsa raportohet se trafiku si pasojë e aksidentit është bllokuar.