Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.
Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një 69-vjeçar që ishte duke kaluar rrugën në afërsi të fshatit Kuqan.
Bëhet me dije se i moshuari ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit, pas plagëve të marra.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen rrethanave të aksidentit.