Aksident fatal në Golem, një i vdekur një i plagosur (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:18 22-02-2017 Aksident fatal në Golem, një i vdekur një i plagosur (EMRAT) foto ilustruese

Një aksident fatal ka marrë jetën e një 45-vjeçari në fshatin Golem të Shkodrës.

Si pasojë e përplasjes së dy motoçikletave ka mbetur i vdekur Osman Mataj 51-vjeç, ndërsa është plagosur Agron Velijaj 48 vjeç. Mataj fatkeqësisht nuk ka mundur t'u mbijetojë goditjeve të forta.

Njoftimi nga Policia Shkodër:

Me datë 22.02.2017, rreth orës 15:45, njoftohemi se në aksin rrugor Shkodër – Golem, Njësia administrative Rrethina, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë konstatuar se një motorçikletë tip YAMAHA me targë AE 695, me drejtues Osman Mataj 51 vjeç, banues në Postribë, Shkodër është përplasur me një tjetër motorçikletë DAYANG, pa targa, me drejtues shtetasin Agron Velijaj 48 vjeç, banues në Postribë, Shkodër.

Për pasojë, shtetasi Osman Mataj ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa shtetasi Agron Velijaj, u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e shtetasit A. Velijaj. Për shtetasin Agron Velijaj do të kryhen veprimet proceduriale dhe do të arrestohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thyejnë xhamin dhe i vënë flakën makinës, mjeti i shkrumbuar ishte shitur nga një polic
Gara për në Kushtetuese, zbardhen EMRAT e gjyqtarëve: Mes tyre 2 nga Gjykata e Lartë dhe 1 nga Krimet e Rënda »
Article Logic
Execution time: 0.013156175613403
array(1) { ["section"]=> string(63) "aksident-fatal-ne-golem-nje-i-vdekur-nje-i-plagosur-emrat-69599" }