Aksident fatal në hyrje të Tiranës, përplaset keq makina, vdes shoferi

Publikuar tek: aktualitet, më 07:43 20-07-2019 Aksident fatal në hyrje të Tiranës, përplaset keq makina, vdes shoferi FOTO ILUSTRUESE

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës.

Mësohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Raportohet se si pasojë, fatkeqësisht ka ndërruar jetë shoferi me iniciale B.B, 31 vjeç.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073480606079102
array(1) { ["section"]=> string(75) "aksident-fatal-ne-hyrje-te-tiranes-perplaset-keq-makina-vdes-shoferi-172746" }