Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në Lushnje, si pasojë e një aksidenti fatal me makinë.
Mësohet se viktimë ka mbetur shetetasi me inicialet N.R 53 vjeç. Mjeti me të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin. Si pasojë e përplasjes së fortë, shoferi 53 vjeçar ka nddërruar jetë.
Lushnjë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.
Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.