Aksident fatal në Peqin, humb jetën një burrë dhe plagosen dy të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:53 01-08-2020 Aksident fatal në Peqin, humb jetën një burrë dhe plagosen dy të tjerë Ilustruese

Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme në Peqin, si pasojë e një aksidenti me makinë.

Bëhet me dije se në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”, ndërsa kanë mbetur të plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve

Sakaq, policia ka mbërritrur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”, si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098128318786621
array(1) { ["section"]=> string(76) "aksident-fatal-ne-peqin-humb-jeten-nje-burre-dhe-plagosen-dy-te-tjere-215721" }