Aksident fatal në Rrogozhinë, kamioni përplas “Fiatin”, vdes 25 vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 13:46 29-08-2017 Aksident fatal në Rrogozhinë, kamioni përplas “Fiatin”, vdes 25 vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Peqin-Rrogozhinë, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shoferi 25 vjeçar. 

Një makinë tip “Fiat” ngjyrë e bardhë me targa AA 289 IC është përplasur me një kamion duke e ndarë më dysh.

Për shkak të plagëve të marra 25 vjeçari, drejtues i “Fiat”-it nuk ka mundur të mbijetojë. Burime nga policia bëjnë me dije se kamioni drejtohej nga 35 vjeçari me iniciale G.S. Ai është shoqëruar në polici.

Si ndodhi aksidenti: 

Burime bëjnë me dije për JOQ se kamioni ishte në korsinë e tij kur drejtuesi i “Fiat-it” hyri në korsinë tjetër dhe automjetet u përplasën në mënyrë fatale.

Sipas dëshmitarëve, trupi i shoferit ka përfunduar 300 metra larg makinës në arat e zonës.

“Aksident në Rrugen e Peqin-Rogozhin u bë 30 min as polic as amunlancë asgje rroft shteti. Ky me Fiat hyri ne korsin e kamionit. Vetem kur pash tym, po u be me shume se 30 m. Edhe trupi shoferit ka fluturuar nga pemet po as ambulanc asnje gje, gjynah ku jetojm. Jo vlla kishe fluturuar nga makina ne ara mé pem reth 300 metra nga makina po cfare moshe kishe se di,-shprehet dëshmitari për JOQ teksa ka dërguar dhe videon që tregon më qartë ngjarjen.

VIDEO:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.42191910743713
array(1) { ["section"]=> string(73) "aksident-fatal-ne-rrogozhine-kamioni-perplas-fiatin-vdes-25-vjecari-90518" }