Aksidenti që ndodhi vetëm pak minuta më parë në aksin Shkodër-Velipojë ka qenë fatal për të riun nga Shkodra i cili ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë në rrezik për jetën.
Me një moshë rreth 600 vjeçare, perimetër 9.4 metër, diametrin e kurorës që përfshin shtrirjen e plotë të degëve 40 metër dhe me lartësi deri në 18 metër, ky rrap është krenaria e banorëve të fshatit Pirraj.
Janë banorët e fshatit ata që i bëjnë apel institucioneve vendore dhe qëndrore dhe kërkojnë të zhvendoset pompa e ujit që shërben për 5 familje, por që po dëmton një monument natyre.
Sipas gojëdhënës që tregojnë banorët, thuhet se një kalorës Arbër i cili po kthehej nga një betejë kundër ushtrisë osmane, u ndal për të pirë ujë tek burimi i Kishës së vjetër dhe sapo shuajti etjen, nguli pranë burimit bastunin dhe ky bastun shtriu rrënjët në terrenin e lagësht duke formuar edhe rrapin gjigand që shohim sot.
Fatkeqësisht rrënojat e mbetura të Kishës janë shkatërruar gjatë regjimit komunist, duke ndërtuar mbi të pompën e madhe dhe depozitate ujit që furnizon me ujë të pijshëm familjet e fshatit Piraj.