Aksident FATAL/ Përplasen makinat, vdes një grua, plagosen rëndë 3 persona (PAMJE TË RËNDA)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 03-05-2019 Aksident FATAL/ Përplasen makinat, vdes një grua, plagosen rëndë 3 persona (PAMJE TË RËNDA) Pamjet nga vendi i ngjarje

Një aksident i rëndë raportohet nga Peqini.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Gjocajt në Peqin dhe për pasojë ka mbetur e vdekur një grua nga qyteti i Korçës, ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Një prej të plagosurve, raportohet se është bashkëshorti i viktimës.

Mësohet se dy makina, njëra tip "Toyota" dhe tjetra "Golf" janë përplasur me njëra- tjetrën në rrethana ende të pasqaruara zyrtarisht. Këto janë pamjet e rënda që tregojnë viktimën e mbuluar, ende në rrugë dhe gjurmë gjaku.

Emri i viktimës dhe të plagosurve nuk është bërë me dije por pritet një informacion më i plotë në vazhdim. 

Screenshot_9.jpgScreenshot_8.jpgScreenshot_7.jpgScreenshot_6.jpgScreenshot_5.jpgScreenshot_4.jpgScreenshot_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019735097885132
array(1) { ["section"]=> string(93) "aksident-fatal-perplasen-makinat-vdes-nje-grua-plagosen-rende-3-persona-pamje-te-renda-162796" }