AKSIDENT/ Furgoni përplaset me 'Renault-in', plagoset rëndë drejtuesja e makinës

Publikuar tek: aktualitet, më 07:31 12-02-2019 AKSIDENT/ Furgoni përplaset me 'Renault-in', plagoset rëndë drejtuesja e makinës Ilustruese

Një aksident raportohet në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit rreth orës 06:00..

Burime bëjnë me dije se një furgon është përplasur me një mjet "Renault".

Nga përplasja ka mbetur e plagosur drejtuesja e"Renault", e cila është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 05:50 në autostraden Lezhë-Tiranë, në vendin e quajtur Ishull-Lezhë, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti me drejtues shtetasen L.M.24 vjeçe, banuese në Lezhë me mjetin me drejtues shtetasin F.B. 22 vjeç, banues në Shkoder.

Për pasojë është lënduar drejtuesja shtetasja L.M. e cila ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0045008659362793
array(1) { ["section"]=> string(83) "aksident-furgoni-perplaset-me-renault-in-plagoset-rende-drejtuesja-e-makines-152446" }