Skena si të një filmi aksion janë parë ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku një makinë ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen në krahun e majtë të shoferit.
Burime nga vendngjarja bëjnë më dijë se shoferi për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime. Nga sa raportohet në vendngjarje ambulanca ka mbërritur herët për t’i dhënë ndihmën e parë shoferit, i cili më shumë ka qenë i traumatizuar nga ana psikologjike.