Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.
Qytetari me biçikletë është përplasur nga një betoniere që po udhëtonte në drejtim të Ujit të Ftohtë. Për pasojë ka humbur jetën biçiklisti, mashkull, rreth 50 vjeç. Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:38, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje, në Vlorë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit pranë rrethrrotullimit të skelës, ku një automjet tip "Betoniere Iveko" me targë VL 3586 C, me drejtues shtetasin B.H., rreth 56 vjeç, ka aksidentuar një person i cili po qarkullonte me biçikletë.
Për pasojë shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit "Iveko" shtetasin B.H., me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.