Dy aksidente njëkohësisht kanë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se në të dy aksidentet janë përfshirë 6 automjete. Në njërin prej tyre janë përfshirë 2 makina, ndërsa në aksidentin tjetër të ndodhur në afërsi të Maminasit janë përfshirë 4 makina.
Nuk dihet numri i të lënduarve dhe gjendja e tyre shëndetësore, sakaq situata në autostradë paraqitet e tensionuar pasi si pasojë e aksidenteve është shtuar trafiku, duke shkaktuar radhë të gjata.