Sikur të mos ishin hekurat e vendosura nga bashkia, kjo vajzë me makinën e saj do të fluturonin drejt e në Lanë. Ky është aksidenit I frikshëm ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë unazës së vogël, por fatmirësisht, pa asnjë dëm për shoferen, një vajzë e re.
Makina, sic duket nga fotot është dëmtuar në pjesën e parë të saj. Por po ashtu, janë dëmtuar edhe hekurat e vendosura aty nga bashkia, ku është shënuar edhe korsia e bicikletave.
Sic duket nga fotot, vajza duhet të ketë qenë shumë shpejt përsa kohë ka marrë përpara edhe hekurat e vendosura në anë të rrugës.