Aksident i frikshëm në Itali, shqiptarët 22 dhe 33 vjeç në gjendje të rëndë (Video)

Publikuar tek: bota, më 17:05 12-08-2020 Aksident i frikshëm në Itali, shqiptarët 22 dhe 33 vjeç në gjendje të rëndë (Video) Foto nga vendi i ngjarjes

Dy shqiptarë, një vajzë dhe një djalë, janë mes të plagosurve të aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm pranë Xhenoas.

Gjashtë vetura dhe një autocisternë u përplasën në aksin rrugor mes Chiavari dhe Rapallo në autostradën A12, duke lënë të plagsur të paktën 5 persona.

Mediat italiane bëjnë me dije se mes të plagosurve, në gjendje të rëndë, janë edhe dy shqiptarë, një vajzë 22-vjeçe dhe një djalë 33-vjeç. Ata janë dërguar me helikopterin e urgjencës në spitalin San Marino.

Vajza shqiptare ka dëmtime më të rënda në pjesën e barkut dhe është vendosur në intubim.

Video nga primocanale.it

gfjtjfryjgfj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078151226043701
array(1) { ["section"]=> string(87) "aksident-i-frikshem-ne-itali-shqiptaret-22-dhe-33-vjec-ne-gjendje-te-rende-video-216920" }