Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit. Mësohet se një mjet tip Benz ka dalë nga rruga është përplasur me murin e një banese.
Ndërsa shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte drejtuesi i Benzit si dhe lagështira në rrugë.
Sakaq, raportohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.