Pesë të plagosur mes të cilëve edhe një 9-vjeçar është bilanci i një aksidenti rrugor ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër.
Sipas të dhënave paraprake, Toyota me targa greke, e cila po kthehej nga Greqia i ka prerë rrugën një kamionçinë.
Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur personat që ndodheshin në makinën Toyota.
Të plagosur janë prindërit e fëmijës, gjyshja dhe tezja e tij. Çifti i bashkëshortëve ka marrë plagë të rënda.