Aksident i rëndë/ Autobusi bie në lumë, 19 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 17:38 01-12-2019 Aksident i rëndë/ Autobusi bie në lumë, 19 të vdekur

Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në lindje të Rusisë pas rënies së një autobusi me udhëtarë një lumin e ngrirë, deklaruan autoritetet.

‘Sipas informacioneve, të paktën 19 persona kanë vdekur derisa 21 janë lënduar’, thuhet në komunikatën e autoriteteve.

Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë, tha në një njoftim se autobusi ishte duke udhëtuar nga fshati Sretensk në qytetin Chita në lindje të Moskës në momentin kur ka rënë nga ura e lumit Kuega.

Rreth 43 udhëtarë dhe një shofer ishin në autobus. Dy helikopterë dolën menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti me fatalitet.

Rusia ka rekordin më të keq në botë për pakujdesinë në rrugë.

Sipas statistikave, 18,214 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku vitin e kaluar./rel

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052994012832642
array(1) { ["section"]=> string(57) "aksident-i-rende-autobusi-bie-ne-lume-19-te-vdekur-188014" }