Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta para orës 12:00 të mesnatës në kryqëzimin e Laprakës me pasojë plagosjen e disa personave.
Mësohet se dy automjete, një BMW dhe një fuoristradë, janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve.
Disa ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje. Pak caste më pas ka mbërritur edhe një automjet i zjarrfikëses për t’i ardhur në ndihmë një prej shoferëve që ka mbetur i bllokuar në makinë.