Aksident i rëndë me tre të vdekur në Kosovë (DETAJE)

Publikuar tek: rajon, më 22:01 26-03-2020 Aksident i rëndë me tre të vdekur në Kosovë (DETAJE) Ilustruese

Tre persona kanë humbur jetën sot në mbrëmje si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradën Prishtinë-Shkup. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Babush.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Luljeta Mehmeti.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre  personave”, tha ajo.

Ndërkohë bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tetë raste të reja me Covid-19 dhe një i shëruar në Kosovë
Zyrtarët e lartë të SHBA reagojnë pas akuzave të Albin Kurtit: Ne jemi me popullin e Kosovës, nuk ka asnjë plan sekret për ndarjen e territoreve »
Article Logic
Execution time: 0.01166296005249
array(1) { ["section"]=> string(57) "aksident-i-rende-me-tre-te-vdekur-ne-kosove-detaje-200222" }