Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Laç-Mamurras ku një mjet ka dalur nga rruga dhe është përplasur me bordurën.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gjorem në Kurbin, ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Florjan Tafa, 24 vjeç nga Burreli.
Njoftimi i plotë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Zheji, Kurbin mjeti tip "Benz" ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi F.S.,24 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.