Aksident i rëndë në aksin Librazhd- Qafë-Thanë, përmbyset në mes të rrugës trajleri  

Publikuar tek: aktualitet, më 15:36 23-04-2019 Aksident i rëndë në aksin Librazhd- Qafë-Thanë, përmbyset në mes të rrugës trajleri  

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Librazhd-Qafë-Thanë.

Një kamion turk i tipit maune është përmbysur në orën 15:10, në vendin e quajtur Xhyre, km 85.

Dyshohet se shkak i përmbysjes së trajlerit të bardhë është bërë shpejtësia dhe ndikimi i ngarkesës në kthesë.

Mësohet se nuk ka viktima, ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Ndërsa zjarrëfiksja pritet të mbërrijë nga momenti në moment.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10236001014709
array(1) { ["section"]=> string(88) "aksident-i-rende-ne-aksin-librazhd-qafe-thane-permbyset-ne-mes-te-rruges-trajleri-161556" }