Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Mamurras-Milot, pranë fshatit Gjormë.
Mësohet se një makinë ka përplasur motoçikletën.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit, shtetasi Zef Ndoka, 50 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, 50 vjeçari po kalonte me motocikleten nga njëra anë e rrugës në tjetrën pasi banonte në autostradë.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit