Aksident i rëndë në aksin rrugor Tepelenë-Levan me pasojë vdekjen e dy personave dhe me plagosjen e një tjetri.
Viktimat janë Syrja Sina (pasagjer) dhe Luan Bilbili (drejtues i mjetit) ndërsa i plagosuri është identifikuar si Erjon Sinani (pasagjer). Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Mogila”, ku mjeti tip "Ford" me targa AA493NY ka dalë nga rruga teksa ka tentuar të shmangë një kafshë që i kë dalë para.
Të aksidentuarit nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për më shumë.