Aksident i rëndë në Borsh, makina me dy adoleshentë bie në kanal, humb jetën 17-vjeçarja

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 15-03-2019 Aksident i rëndë në Borsh, makina me dy adoleshentë bie në kanal, humb jetën 17-vjeçarja Foto ilustruese

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Borsh, pranë Sarandës, ku ka humbur jetën një 17-vjeçare.

Dyshohet se gjatë momentit të aksidentit makina tip "Audi" drejtohej nga 19-vjeçari me inicialet R.Dh., i cili ka humbur kontrollin e mjetit që ka përfunduar jashtë rruge. Në makinë ndodhej edhe pasagjerja Analuiza Duro, 17-vjeçe e cila ka ndërruar jetë.

Policia e Sarandës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak:

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026090145111084
array(1) { ["section"]=> string(93) "aksident-i-rende-ne-borsh-makina-me-dy-adoleshente-bie-ne-kanal-humb-jeten-18-vjecarja-156560" }