Para pak minutash në zonën e quajtur sheshi “1 maji” ka ndodhur një aksident i rëndë.
Në pallatin në ndërtim që po bëhet në këtë zonë, punëtori rreth të 30-tave identiteti të cilit nuk bëhet i ditur ka rënë nga skela, rreth 6 metra lartësi. Ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke e shoqëruar ne spitalin e Durrësit.
I lënduari ka marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Policia po heton për rrethanat e ngjarjes.