Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në qendër të Elbasanit, ku një automjet ka humbur kontrollin duke përplasur kalimtarë dhe makina të tjera.
Ngjrja e rëndë ka ndodhur në sheshin “Kozma Naska” ku drejtuesi i mjetit tip "Range Rover" me targa "AA 404 PD" ka përplasur disa makina e më pas kalimtarin 35 vjeçar, Ardian Rika, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Pasi ka shkaktuar aksidentin shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. Forca të policisë kanë identifikuar shoferin dhe janë vënë në kërkim të tij.
Foto nga vendngjarja: