Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Një mjet tip “Renault”me targa AA615 MC dhe një tjetër tip “Benz” me targaAA 050EY janë përplasur rëndë duke shkaktuar plagosjen e 4 personave, gjendja e të cilëve nuk dihet ende. Ambulanca dhe forcat policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.